Film për Mike Tysonin

Mjafton të përmendet emir dhe mbiemri Mike Tyson dhe nuk ka nevojë për sqarime të tjera, sepse shumë mirë dihet se për kë është fjala. Natyrisht se fjala është për një bonjak, i cili u mor nën përkujdesjen e njërit nga trajnerët më të mëdhenj të boksit profesionist, Cus D’Amato dhe më pas u bë kampion absolut i botës në boksin profesionist dhe…
Për këtë figurë të boksit profesionist, është xhiruar një film, që paraqet jetën e këtij kampioni të talentuar por mjaft famëkeq dhe të kontestuar Mike Tyson (Winfield, Michael Jai White), duke e përcjellur ate që nga fillimet e para në klubin e New Jorkut “Catskill”, e deri në periudhën kur është akuzuar për gjoja përdhunimin e një pjesëmarrëse afroamerikane në garat për Miss të SHBA-ve, kur edhe në të vërtetë fillon rënja e tij në planin sportive por edhe atë personal.
Në atë film janë të gjitha momentet që e bëjnë jetën e Tysonit të tillë, duke filluar nga fillet e trajnimit të tij nga legjenda supervizive e boksit Cus D'Amato (George C. Scott), përmes ngritjes së tij të rrufeshme e deri tek fama me artisten bukuroshe Robin Givens (Kristen Wilson) dhe së fundi humbja e ndeshjes kundër Buster Douglasit, ngjarje që e krijoi plasaritjen dhe çarjen e fundit në vargun e plasaritjeve të të pathyeshmit, “Mike Tysonit të çeliktë”.
Ekzistojnë biografi në formë romance, mirëpo ky film nuk paraqet një nga ato biografi. "Tysoni" me shumë kujdes, në mënyrë realiste, me dhimbje por me sinqeritet bën prerje të jetës së tij, jetës së një nga legjendat më të diskutueshme të të gjitha kohërave. Mike Tysoni në këtë rast është i “zhveshur” deri në kockë.
Sportist i majeve-kulmeve të arritjeve sportive, person me shpirt të palëkundur, por i dhunshëm, neurotik por edhe përdhunues. Prandaj edhe filmi është përplot fakte të befasishme nga jeta e këtij personi të dalluar, ndaj dhe shumë spektator do të befasohen që Mike Tyson e ka pas trajnerin e tij sybardhë, Cus D’Amato, i cili e ka përqafuar, pas vdekjes së papritur të nënës së Tysonit, dhe njerkës së tij të “bardhë”, bashkëshorten e Cus D’Amatos si dhe makineria e tërësishme e Mike Tysonit si p.sh. ekipi trajnerëve, ai mjekësor dhe financiar ishin të përbërë nga të “bardhët” e jo prej njerëzve me ngjyrë, që e kanë ndihmuar gjatë tërë jetës-por kjo nuk e ka penguar që intervistat e shumta ai i “fisnikëron” me sulme dhe veprime raciste.
Michael Jay është tepër i bindshëm si boksier anonim, ndërsa ka një paraqitje të shkëlqyeshme në rolin e trajnerit të parë dhe bëmirësit të Mike Tysonit-Cus D’Amatos.
Kur jemi te Don Kingu, duhet shtuar se kur Don Kingu e mori rolin e kryesimit të ekipit menaxherial, menaxher kryesor i Mike Tysonit, ai largoi gjithë stafin që deri atëhere ishin përkujdesur tërësisht për te, me në krye kryetrainerin Kevin Roonye.
Kevin Roonye, është angazhuar gjate vitit 2010 në pregatitjen e boksierit shqiptar, Nasi Hanit dhe pas Tysonit, nuk ka pranuar të punojë me asnjë boksier tjetër, që nga viti 1988/89 kur Mike Tysoni u bë kampion bote, por mendjen ia ka “thyer” një boksier shqiptar-Nasi Hani.
Gjatë një interviste me Kevin Roonye, kur e pyteta se: A mund të bëni një krahasim mes Nasiut dhe Mike Tysonit?, Kevin Roonye u përgjegj: “Nasi Hani është shumë i vendosur, i tillë ishte edhe Mike Tysoni. E kam vërejtur këtë te Nasiu përderisa stërvitet. Por do të ishte mirë që Nasi Hani të boksojë nën flamurin shqiptar. Është mirë që të përfaqësojë shtetin shqiptar. Unë kam shumë miq shqiptar këtu, ka shumë shqiptar në Nju Jork dhe gjatë meçit do të kishte përkrahjen e tyre, sepse shqiptarët gjithmonë qëndrojnë pranë njeriut të vet dhe Nasiu ka gjasa të bëhet kampion botëror, që është një arsye më tepër për emocion. Shqiptarët i konsideroj miq të mi dhe miq të Amerikës. Jo vetëm që i konsideroj, por ata vërtetë janë të tillë. Ai ka duar të shpejta, ka fuqinë, pra ka elementet më të nevojshme për një mjeshtër për të nokautuar, thjeshtë është artist i nokauteve. Ka fuqinë, shpejtësinë dhe trurin. Kjo është e mira dhe avantazhi i Nasi Hanit” ka përfunduar Kevin Roonye.
Filmi biografik për Mike Tysonin është realizuar sipas skenarit të Jose Torres & Robert Johnson dhe regji të Uli Edel në vitin 1995, ndërsa në rolet kryesore paraqiten: George C. Scott, Paul Winfield, Michael Jai White, James Sikking, Malcolm-Jamal Warner, Tony Lo Bianco, Clark Gregg, Kristen Wilson./Indeksonline/