Filmi Gjallë udhëton dhe përtej Atlantikut
Milena Selimi
Tiranë, 11 dhjetor NOA - Filmi Gjallë (Alive), përveç pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Clevelend të SHBA, është zgjedhur edhe në seksionin e filmin të huaj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Palm Spring, Los Angeles. Vetë Regjisori Artan Minarolli është ftuar të marrë pjesë ne shfaqjen e filmit të tij në 16 dhe 17 janar 2010, si dhe në mbrëmjen gala të ndarjes se çmimeve.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Palm Springs ne LA, që do të mbahet nga data 7-18 janar 2010, ka një reputacion të fortë në botën e kinemasë dhe shërben si një trampolinë lançimi në industrinë filmike, duke shënuar arritje te suksesshme në shitjen dhe distribucionin e filmave të rinj dhe në promovimin e kineastëve.
Festivali, gjithashtu, ndërthur edhe aspektet më të mira të tregut të filmi me reputacionin e mirë që ka krijuar ndër vite, si një Festival me audiencë të lartë, të cilin çdo kineast do të donte ta ndiqte. Ky festival është i njohur edhe si Paradhoma e Edicionit e 82 të çmimit Oscar për vitin 2010 pasi, siç dihet, ky film përfaqëson Shqipërinë në këtë konkurrim.
Njëherësh filmi Gjallë është pranuar në programin e Europian Film market në Festivalin e Berlinit.
Deri tani film Gjallë i regjisorit Artan Minarolli ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe është vlerësuar me disa çmime.
m.s/NOA - \n This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it