E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi pa zë triumfon në ceremoninë e Golden Globes

Share

Filmi bardh e zi pa zë Artisti ka fituar tre çmime Golden Globe në ceremoninë që u zhvillua mbrëmë në Los Angelos.

Filmi ka hyrë në garën për të fituar edhe çmimin Oscar, raporton BBC. Filmi mori çmimin si komedia më e mirë.

Pasardhësit u cilësua si drama më e mirë dhe fitoi edhe një çmim për aktorin më të mirë, që shkoi për George Clooney.

Meryl Streep fitoi çmimin si aktorja më e mirë për Zonja e hekurt.

Aktorja Streep, e cila luan rolin e Margaret Thatcher falënderoi të gjithë në Angli që e lejuan të shkonte aty dhe të shkelte historinë e tyre.

Martin Scorsese u shpall regjisori më i mirë për filmin familjar Hugo. Kurse Steven Spielberg fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar me Aventurat e Tintin.

Aktori veteran Christopher Plummer fitoi çmimin si aktori më i mirë në role dytësore. Ekuivalenti femëror shkoi për Octavia Spencer.

Madonna fitoi çmimin për këngën më të mirë, me titull Kryevepra, të cilën e kishte shkruar për dramën historike W.E.

Filmi iranian Ndarja fitoi çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Skenarin më të mirë e fitoi Woody Allen me Mesnatë në Paris

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›