E Diel, 1 Nëntor 2026

Filologjiku ne proteste smarrinpagat per oret shtese prej dy muajsh

TIRANE- Administrata e Fakultetit te Histori-Filologjise prane Universitetit te Tiranes ka vendosur qe diten e sotme dhe te neserme te bojkotojne punen.
Duke qene se jane pikerisht oret e dites se shtune dhe te diele te llogaritura si ore shtese per te cilat tashme ata nuk marrin me pagesa ekstra kane vendosur te mos shkojne ne pune duke lene pa asnje informacion studentet e part-time te masterit dhe te doktoratures qe bejne mesim ne fundjave.

Prof.dr.Valentina Duka zevendesdekane e ketij fakulteti ka thene per shqiptarja.com se punonjesit e administrates kane dy muaj pa paguar. Administrata do te bojkotoje diten e punes gjate dites se neserme sot por jo pedagoget- shpjegon zevendesdekaniaDuka. - Kjo pasi punonjesit e administrates dy muaj pa
marre oret shtese qe jane 40 ore ne muaj dhe jane pikerisht e shtuna dhe e diela qe ata dalin ne pune. Shpresoj qe kjo te zgjidhet sa me shpejt ndash deklaroi Duka.

Duket se vendimi per mos pagesen e oreve shtese do te preke edhe stafin akademik. Gjate dites se sotme ata nuk do te bojktojne mesimin por gjithcka do te varet nga zgjidhja e problemit. Pedagoget sapo kane filluar dhe pagesat per oret shtese i marrim pas tre muajsh. Nese nuk jepet nje zgjidhje per administraten atehere edhe ne do ta shikojme se si do reagojme - ka deklaruar zv.dekania Duka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›