Final Four e Euro League në RTSH/ Fenerbahçe është finalistja e parë

Pas dy fitoreve të vështira të arritura nga Panathinaikos në sezonin e rregullt përballë Fenerbahçes, ekipi turk ka marrë hak në momentin e duhur. Skuadra e Fenerbahçes fitoi të drejtën për të luajtur finalen e madhe të Euro Ligës 2024/25 pasi mundi në Abu Dabi ekipin grek me shifrat 82-76.
Devon Hall ishte më i miri i ndeshjes me 18 pikë të shënuara ndërsa i vyer ishte edhe kontributi i e Nicolò Meli (9 pikë dhe 6 topa në tabelë). Dy ish-lojtarët Olimpia Milanos ishin protagonistët e mëdhenj të këtij takimi, i cili u dominua nga forca e kolektivit verdheblu.
Skeda e ndeshjes: Fenerbahçe-Panahinaikos 82-76
FENERBAHCE: Baldwin IV 10, Guduric 3, Hall 18, Hayes-Davis 7, Colson 3, Birch 2, Sanli, Melli 9, Zagars, Pierre 2, McCollum 13, Biberovic 15, Bango ne. Trajner: Jasikevicius.
PANATHINAIKOS: Kalaitzakis, Grant 15, Nunn 19, Sloukas 2, L. Brown, Papapetrou, Hernangomez 5, Osman 22, Mitoglou, Gabriel 4, Yurtseven 2, Lessort 7. Trajner: Ataman.