E Diel, 1 Nëntor 2026

Finale portugeze Porto-Braga per Evropen e vogel

Porto dhe Braga janë dy finalistet e Ligës së Evropës, të cilat më 18 maj në Dublin do të kërkojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube. Kampionët e Portugalisë janë mundur në ndeshjen e kthimit 3-2 kundër Villareal, por fitorja e thellë 5-1 në gjysmëfinalen e parë i ka dhuruar atyre biletën për në finalen e Ligës së Evropës.

"Jemi të kënaqur me këtë sukses, por asgjë nuk ka mbaruar. E vërtat është se Braga ka treguar një formë të mirë në Evropë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi janë dhe 90 minuta për t’u luajtur dhe ne do të japim maksimumin për të fituar trofeun’, ka bërë të ditur trajneri i Porto, Andres Villas-Boas.

Vazhdon ëndrrën evropiane Braga, e cila mund të quhet surpriza e këtij sezoni. Skuadra, e cila renditet në vendin e tretë të kampionatiot portugez mundi 1-0 Benfikën në ndeshjen e kthimit.

"Ishte një ndeshje e madhe për ne, por nuka rritëm të shfrytëzonim të gjitha mundësitë për të shënuar më shumë. Gjithsesi, goli i vetëm ka mjaftuar dhe jam i kënaqur për këtë. Në finale luajmë kundër Portos, një skuadër shumë e fortë, por mendoj se në një sfidë të tikllë nuk ka favoritë. Jemi këtu dhe do të kërkojmë ta cojmë deri në fund suksesin tonë’, është shprehur trajneri i Braga, Domingos Paciencia.

Kjo është hera e parë që finalja e Ligës së Evropës do të diskutohet mes dy skuadrave portugeze.

Nertan Prifti

Azhornuar së fundi ( e premte , 06 maj 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›