E Hënë, 2 Nëntor 2026

Finalja e Champions, ja pse Interi ka zgjedhur fanellën e tretë

Interi zgjedh të verdhën. Zikaltërit do të dalin në fushë në Mynih për finalen e Champions League kundër PSG-së duke veshur fanellën e tretë, atë të verdhë. Një zgjedhje e bërë nga lojtarët zikaltër mes rregullave, precedentëve dhe… bestytnisë.

PËRSE UNIFORMA E TRETË

Interi do të luajë “jashtë” finalen e Champions League: PSG konsiderohet “në shtëpi” dhe në fakt francezët do të veshin fanellën e parë, atë tradicionale. Zikaltërit kishin zgjedhjen mes fanelës së dytë, asaj të bardhë dhe të tretës, të verdhë. Zgjedhja e lojtarëve ra mbi këtë të fundit, atë të frymëzuar nga dizajni dhe arkitektura e Milanos dhe artistëve të qytetit që shkuan “kundër rrymës”, edhe për pak bestytni.

REZULTATET ME FANELLËN E VERDHË

Kishte gjithashtu një dozë të madhe bestytnie në zgjedhje. Në sezonin e pabesueshëm evropian të këtij viti, zikaltërit kanë humbur vetëm një ndeshje: Bayer Leverkusen-Inter. Në atë udhëtim jashtë, Lautaro dhe shokët e tij të skuadrës kishin veshur uniformën e dytë, atë të bardhë. Megjithatë, me të verdhën, zikaltërit nuk janë mposhtur pothuajse asnjëherë.

Me fanellën e tretë bilanci është 7 fitore (dy prej të cilave në Champions League, në shtëpinë e Spartës së Pragës në fazën e grupit dhe në Roterdam kundër Feyenoord në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes), 1 barazim dhe 1 humbje. Për më tepër, Sommer do të jetë në gjendje të veshë veshjen portokalli, atë që përdori për të ndaluar Lamine Yamal në San Siro.

PRECEDENTËT

Vetëm një herë Interi ka veshur një fanellë të tretë në një finale, finalja e Kupës UEFA 1997/98 kundër Lazios. Me atë rast Ronaldo, fenomeni e ngriti kupën në qiellin e Parisit, në Parc des Princes, shtëpia e PSG-së. Në atë rast, megjithatë, nuk ishte përjashtim: bluza me vija horizontale gri dhe të zeza ishte ajo që përdorej për të gjitha ndeshjet në shtëpi të luajtura në turne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›