E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat Riatdhesim kapitaleve shqiptare

Hapja e tregjeve dhe liberalizimi i shkembimeve tregtare ne baze te interesave qe kane subjektet u ka dhene mundesi shume sipermarresve shqiptare te investojne ne vende te ndryshme te botes.

Bizneset shqiptare kane vijuar te zgjerohen po ashtu edhe fitimet por problemi ishte te forma e taksimit pasi pervecse duhet te paguanin taksat ne vendin e huaj u duhej te shlyenin serish detyrime kur fitimet i sillnin ne vendin e tyre. Ne keto kushte shumica ka preferuar te mos i sjelle te ardhurat ne Shqiperi duke i mbajtur ne vendin e huaj ku kryenin aktivitetin.

Ministria e Financave nuk jep te dhena rreth bizneseve shqiptare qe ndodhen jashte vendit apo per kapitalet qe ata zoterojne por thote se eshte pergatitur nje draft-projektligj qe lehteson proceduren e taksimit dhe mundeson riatdhesimin e te ardhurave qe krijohen jashte territorit shqiptar.


Behet fjale per disa ndryshime ne ligjin Per tatimin mbi te ardhurat konkretisht neni 26 qe sqaron proceduren mbi tatimin e dividentit. Neni 26 lsquoPjesemarrjet qe perjashtohen nga tatimi mbi fitimin mundeson shmangien e tatimit te dyfishte per subjektet perfitues rezidente te cilet zoterojne nje perqindje te caktuar te kapitalit aksionar apo fillestar te nje subjekt tjeter rezident qe shperndan divident. Pra tatohet vetem dividenti dhe jo e ardhura e ketij dividenti sqaron Ministria e Financave. Kjo do te thote se ne percaktimin e fitimit te tatueshem te nje personi rezident nuk trajtohen dhe nuk merren parasysh si te ardhura per efekt tatimi dividentet dhe ndarjet e fitimit kur ato shperndaheshin nga shoqerite dhe ortakerite rezidente qe jane subjekte te tatimit mbi fitimin dhe kur subjekti perfitues zoteron nje pakete aksionesh.

Ndryshimi i propozuar lidhet me trajtimin e dividentit te marre nga rezidenti nga aksionet qe zoteron ne nje kompani te huaj jo rezidente ne nje shtet te huaj. Me propozimin e ndryshimit te nenit kjo e ardhur do te konsiderohet e patatueshme. Ky propozim synon riatdhesimin e fitimit te kompanive shqiptare jashte vendit thote ministria e cila shton se projekti do te miratohet shume shpejt ne qeveri.

Sipas Bankes se Shqiperise ne 5 vitet e fundit kompanite shqiptare kane investuar jashte ne total rreth 120 milione euro. Edhe pse kjo mbetet nje shifer e vogel te dhenat tregojne se investimet e bizneseve shqiptare jashte vendit po vijne ne rritje nga viti ne vit pervec vitit te fundit ku edhe ky ze ka ndier efektet e krizes.

Sipas Bankes se Shqiperise referuar TCH-se gjate vitit te kaluar te ardhurat qe hyne ne ekonomi nga investimet e bizneseve shqiptare jashte ishin rreth 111 milione euro gati sa 15 per qind e te ardhurave qe hyjne ne vend nga emigrantet. Edhe pse me renie te forte ne vitin 2009 si pasoje e krizes te ardhurat e investimeve jashte jane aktualisht 2 here me te larta se sa ishin ne vitin 2004. Por pavaresisht kesaj rritje te ardhurat qe vijne nga investimet e biznesit shqiptar jashte jane tri here me te uleta nga ato qe transferojne bizneset e huaja qe kane investuar ne vendin tone. Sipas bankes vitin e kaluar kompanite e huaja nxoren jashte Shqiperise rreth 347 milione euro ne formen e fitimeve te transferuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›