E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat dështojnë edhe me7-mujorin, Berisha përgëzoi Tatimet

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Në mbledhjen e funditë të Këshillit të Ministrave, ditën e premte, kryeministri në ilje Sali Berisha ka përgëzuar administratën tatimore e doganore, “e cila, gjatë muajit korrik, në një kohë kur qeveritarët e ardhshëm i binin gjoksit në diell e ku vazhdojnë të flasin në resorte 3 mijë euro nata, për gropën e madhe financiare, unë njoftoj shqiptarët se administratat tatimore e doganore kanë funksionuar me integritet të larta, çka nuk është e thjeshtë, pasi stihia antishtet e piktorit synonte të paralizonte tërësisht administratën”, tha ai.

Por, rezultatet e 7-mujorit janë krejtësisht negative. Si 7-mujor, pra të mbledhur të gjithë muajt së bashku, duke nisur nga janari e deri më korrik, ka një mosrealizim të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, së bashku me kontributet, në masën e 150 milionë dollarëve, në raport me planin dhe afro 35 milionë dollarë më pak se viti i kaluar.

Me planin, tatimet dhe doganat dalin me përkatësisht minus 6 dhe 9.4 për qind, kurse me vitin e kaluar, doganat paraqiten më mirë, 8.8 për qind, ndërsa tatimet me 10 për qind mosrealizim, ose në vlerën e rreth 90 milionë dollarëve. Ekspertët e financave thonë se, mosrealizimi në këto përmasa ka ardhur si rezultat i nivelit të ulët të mbledhjes së të ardhurave, por edhe nga hyrja në fuqi e disa politikave të reja fiskale, të ndërmarra nga qeveria para zgjedhjeve.

Ligji i buxhetit për këtë vit është rrëzuar faktikisht që disa muaj pas miratimit të tij, kur qeverisë i dolën nga kontrolli të gjithë treguesit e parashikuar, për shkak të rritjes së shpenzimeve dhe uljes së performancës në mbledhjen e taksave në prag të zgjedhjeve. Rënia e të ardhurave imponon vetëm dy rrugë për qeverinë e re, ku më e mundshmja do të ishte kufizimi drastik i shpenzimeve buxhetore. Kjo, në rast se nuk gjenden burime të reja financimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›