E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Financial Times” përzgjedh presidentin Trump si Personin e Vitit

Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times” shpalli presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump si “Personin e Vitit”.

“Ky është rikthimi më dramatik në historinë amerikane”, shkruan gazeta e cila tashmë e kishte shpallur Trumpin personin e vitit në vitin 2016.

“Kur u largua në vitin 2021, shumica e Amerikës dhe e botës ranë dakord me Joe Biden për faktin se presidenca e tij kishte qenë një moment i gabuar”, shkruan gazeta.

“Tani nuk është më e mundur të hidhet poshtë Trump si një shqetësim”, thekson “Financial Times”.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›