E Hënë, 2 Nëntor 2026

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve bëhet me dije se Hoxha është thirrur nga SPAK për t’u pyetur për fraksionin/hetimin e financimit të Kuvendit të Rithemelimit si dhe mënyrën e pagesave për stadiumin Air Albania.

Hoxha do të pyetet nga prokurorë mbi financuesit e aktivitetit, se cilët kanë paguar për organizimin e tij dhe nëse shpenzimet kanë qenë të gjitha të deklaruara konform ligjit.

Dyshohet se për të njëjtën çështje është pyetur dje edhe demokrati Belind Këlliçi.

Indrit Hoxha - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit, informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›