Finiqi, më i dëmtuari nga reshjet/ Evakuime në Lezhë. Shtim i prurjeve mund të nxjerrë Vjosën nga shtrati

Jugu i vendit është goditur më së shumti nga reshjet e dendura të shiut dhe përkeqësimi I kushteve atmosferike që kanë nisur prej të hënës.
Të dhënat më të fundit flasin për evakuime në Delvinë e Finiq, pasi përroi I fshatit Navaricë doli nga shtrati duke përmbytur biznese e banesa. Moti I keq shkatërroi gjithë rrugët e fshatit, ndërsa dramatike situata paraqitet në Delvinë.
Ura e Mifolit në Novoselë është edhe zona më nevralgjike për shkak të rrezikut nga prurjet e lumit Vjosa.
Rrezik për përmbytje ka edhe në disa fshatra të Fierit.
Në bashkinë e Devollit në urën e fshatit Çetë është ndaluar qarkullimi pasi situata paraqet rrezik për kalimtarët. Në qarkun e Korçës ka patur dalje uji në rrugë, ndërsa në fshatin gështenjas është bllokuar kanali kullues kryesor. Në fshatin Cangonj, për shkak të bllokimit të një tubi, ka prezencë uji në oborret e dy banesave. Aksi Denas–Lekas është i pakalueshëm për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Në Malësinë e Kurbinit, tre fshatra janë izoluar totalisht nga dëmtimi I disa urave.
Evakuime ka patur edhe në Zejmen të Lezhës, ku banesa e një familjeje me 7 anëtare u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut.
Për shkak të rrezikut, Bashkia Lezhë strehoi familjen drejt konviktit të shkollës profesionale “Kolin Gjoka. / abcnews.al /