Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Trajneri Rolando Maran ka publikuar formacionin titullar me të cilin do të nisë sot përballjen ndaj Finlandës.
Maran ka bërë përsëri ndryshime në formacionin titullar. Ai ka zgjedhur të luajë me skemën 4-3-3, duke surprizuar me Pilon, i cili do të luajë që nga minuta e parë së bashku me Mitajn.
Po kështu ndryshim është bërë edhe në portë, ku Berisha ka rimarrë vendin e Sherrit.
Në mbrojtje Hysaj ka marrë vendin e Sinës, i cili do ta ndjekë takimin nga tribuna.
Në mesfushë, është kthyer Ramadani, që ka zëvendësuar Shehun.
Në stol është lënë edhe Uzuni, pasi në repartin e sulmit është zgjedhur treshja Hoxha-Manaj-Muçi.
Shqipëria kryeson grupin pas fitoreve 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe 3-0 ndaj San Marinos. Trajneri Rolando Maran ka marrë dy fitoret e para zyrtare me kuqezinjtë pas dy humbjeve 1-0 në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit në qershor.
Shqipëria ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndaj Polonisë në play-off-in e Botërorit.
Ndeshja Finlandë-Shqipëri do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Mitaj, Asllani, Ramadani, Hoxha, Muçi, Manaj.
Finlandë-Shqiperi - formacionet zyrtare 1 nga 3