E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Giovanni Amoroso, në kuadër të një vizite institucionale në Romë.

Në fokus ishte edhe mundësia e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do të krijonte një kuadër më të strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e dialogut institucional.

Në vijim të vizitës, Papajorgji, së bashku me delegacionin, u prit në një audiencë të posaçme nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit europian të vendit.

Presidenti Mattarella është përzgjedhur nga Shoqata Botërore e Juristëve dhe Fondacioni Botëror i Ligjit për t’u nderuar me çmimin “Peace and Liberty Award”. Çmimi do t’i dorëzohet gjatë Kongresit Botëror të Ligjit, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 3 deri më 5 maj 2027.

Papajorgji shoqërohej nga Drejtorja e Kabinetit, Valbona Bala, ndërsa në delegacion merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›