E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Firmat për Endri Shabanin ishin gabim”, Agron Gjekmarkaj ofron dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, Berisha e refuzon!

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha. Sipas burimeve, Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për Endri Shabanin ka qenë një gabim dhe, në këtë kuadër, i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.

Mesohet se Berisha e ka refuzuar doreheqjen e Gjekmarkajt ne reagim ndaj kerkeses se ketij te fundit.

Ndërkohë Bislim Ahmetaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›