E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset kontrata për garën në Romë

Hapet "drita jeshile" për Çmimin e Madh të Romës në Formula 1. Organizatori i garës, Mauricio Flamini, konfirmoi: "Pas një viti e gjysmë negociata, Berni Ekleston u bind që të firmoste marrëveshjen e parë". Tashmë mbeten për t‘u siguruar autorizimet nga organet kompetente, ku përfshihen komuna dhe qarku i kryeqytetit italian. Kryebashkiaku i Romës, Xhani Alemano, tha: "Kjo garë nuk është alternativë e Monzës. Ajo do të prodhojë rreth 1 miliard euro në vit për qytetin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›