Firmoset marrëveshja, Komisioneri për Informimin me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë e Dëgjojnë

Garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është detyrim dhe përgjegjësi si në sferën publike ashtu edhe në atë private. Në këtë kontekst, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë dhe Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është të nxisë aksesin në informacionin publik dhe mbrojtje e të dhënave personale për këto komunitete, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për ushtrimin në praktikë të drejtave.
Marrëveshja gjithashtu ka te beje me çështje që prekin objektin e veprimtarisë së tre palëve, me qëllim; angazhimin e përbashkët për njohjen dhe ndërgjegjësimin me qëllim ushtrimin efektiv të drejtave themelore të njeriut; angazhimin për trajtimin e rasteve të individëve që u përkasin këtyre komuniteteve në raport me veprimtarinë e organeve të administratës publike apo private; lehtësimin e shkëmbimit të informacionit midis palëve; organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në përputhje me objektin e veprimtarisë së palëve.
/rtsh/