Firmosët marrëveshja/ Shqipëria më dronë ‘Bayraktar’ pa pilotë

Qeveria shqiptare firmosi sot një marrëveshje shumë të rëndësishme në fushën e sigurisë por jo vetëm. Për herë të parë, vendi ynë do të pajiset me tre dronë ushtarakë “Barjaktar”, fjala e fundit e teknologjisë turke
Kryeministri Rama bëri të qartë se avionët pa pilot do të përdoren për luftë, nëse cënohet siguria kombëtare.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPËRISË
Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend, për sundimin e ligjit në vend, për sigurimin e pronave në vend dhe po kështu dhe për personat që për shkak të situatave të emergjencave civile mund të jenë të rrezikuara.
Një ekip prej më shumë se 30 personash po trajnohet për të vënë në përdorim flodën e dronëve modernë.
Me ndihmën e kompanisë Bajraktar dhe që do të vihen nën një regjim trajnimi, të nxëni, do të japin provime e do të përgatiten për të marrë përsipër funksiononim e qendrës së kontrollit që do të jetë objekti i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës, që është baza e re ajrore e NATO-s që po ndërtojmë ku përfaqësohet gjithashtu edhe trupat turke që kanë qenë aty për shumë vite, që kanë punuar e ndihmuar aty.
Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë turke, Haluk Byraktar, tregoi synimet për ndërtimin e një qendre shkencore në Tiranë.
HALUK BAYRAKTAR
CEO, KOMPANIA BAYRAKTAR
Do doja të ndërtonim një qendër që quhet Science Tirana, nga fondacioni ynë, së bashku me mbështetjen e kryeministrit duam ta nisim këtë projekt. Do ishim të lumtur të nisim punën dhe kushedi ne po organizojmë festivalin më të madh të hapësirës teknologjike, Techno Space. Do donim të ngrinim Techno Fest Balkan, që të motivojmë brezat e rinj dhe të jenë të mirë përgatitur për teknologjinë dhe t’i shërbejnë vendit të tyre.
Dronët Bayraktar janë fjala e fundit e teknologjisë sa i takon mjeteve ajrore luftarake e paqeruajtëse pa pilot.