E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin

Tiranë, 23 korrik NOA U nënshkrua sot marrëveshja prej 17 milionë eurosh për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin. Projekti u nënshkrua mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe kompaninë gjermane ATX International Tirana.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe përfaqësuesi i kompanisë ATX International Tirana, Robert Goldman

Në fjalën e tij ministri Prifti theksoi faktin se, impakti i menjëhershëm i projektit do të jetë riaktivizimin i zonës dhe punësimi i rreth 3 mijë personave.

Sot kam nënshkruar me kompaninë gjermane ATX International marrëveshjen për ndërtimin e parkut industrial në Shëngjin. Është një marrëveshje, e cila rrjedh nga vendimi i qeverisë numër 11, datë 4.01.2008, për shpalljen e zonës ekonomike në Shëngjin me statusin e parkut industrial Shëngjin, tha Prifti.

Marrëveshja koncensionare parashikon shfrytëzimin nga firma ndërtuese për 35 vjet dhe parashikon bërjen e disa investime, që te magazinimet e deri të thithja e investimeve për prodhime të teknologjive të larta.

Do të ketë në mënyrë të përhershme rreth 200 të punësuar në atë zonë. Kjo marrëveshje nënshkruhet pas një procesi të gjatë konkurrimi. Ka pasur konkurim, ka pasur negociata që kanë zgjatur më shumë se një vit dhe sot vijmë në firmosjen e marrëveshjes pasi të gjitha kushtet e palës shqiptare, për këtë lloj investimi, janë plotësuar nga konçensionari gjerman ATX, u shpreh z. Prifti.

Përfaqësuesi i kompanisë ATX International, Dieter Reinhard,i shprehu falënderimet dhe vlerësoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe për partnerin gjerman.

Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e pjesës veriore të Shqipërisë, por është i një rëndësie të veçantë edhe për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit të vendeve të rajonit, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, tha ai.

NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Anonymous |23/07/2010 18:32:59 po ata te punesuarit ky prifti a garanton qe do jene me rregulla apo do jene
femije si ato te gerdecit? Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/27375-firmoset-marreveshja-per-ndertimin-e-parkut-industrial-ne-shengjin-';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›