Fiter Bajrami urime per besimtaret

Qindra mijëra qytetarë shqiptarë kanë agjëruar përgjatë një muaji duke
treguar devotshmërinë e tyre ndaj besimit edhe në këto ditë të nxehta
vere.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça ka uruar gjithe besimtaret myslimanë per festen e Bajramit te Madh, e cila sipas kalendarit fetar eshte diten e diel.
“Tashmë po dalim nga muaji më i dashur dhe miku më i njohur ndër myslimanët – Ramazani, muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe favori hyjnor.Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Fiter Bajramin. Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja.Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Festimi i ditëve të Bajramit i inkurajon myslimanët për angazhime të mëtejshme dhe krijimin e një të ardhme më të mirë e më të lumtur. Kremtimi i kësaj feste i jep myslimanëve një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote.Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit", tha Selim Muça.
Kreu i Komuniteti Mysliman tha se Fiter Bajrami eshte festa me e dobishme dhe me e bekuar per myslimanët.Per besimtaret kjo feste nis pas nates se fundit te muajit te Ramazanit dhe vazhdon me ritualin e faljes se namazit te Bajramit që do të kryhet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, të dielën në mëngjes.