E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fitoi mandatin e deputetit në Kuvendin serb, Meta uron Kamberin: Zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Presidenti Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Kreu i Shtetit shprehet besimplotë se Kamberi do të jetë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan Presidenti Meta në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›