E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojne Kukesi e Laci tashme ne vendet 2 dhe 3

Kukësi mundi 3-0 Besën dhe ngjitet në vendin e dytë, 3 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, që më 21 nëntor do të luajë ndeshjen e prapambetur me Flamurtarin.

Kuksianët kanë zhbllokuar rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes, ku dhe shënuan 3 gola me anë të Biskup, Popoviç dhe Prognin. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Laçi ka fituar duelin e golave me Tomorin, duke mundur këta të fundit me rezultatin 4-3.

Kjo fitore e laçianëve i ngjit ata në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa beratasit, të cilët nuk kanë asnjë fitore deri tani, mbeten në fund të klasifikimit, me vetëm 4 pikë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›