Fiton Man United, dy kosovarë në fushë

David Moyes e ka arritur fitoren e parë si trajner i Manchester United. Skuadra e madhe angleze fitoj miqësoren në Australi ndaj yjeve të këtij kampionati me rezultat 5 me 1.
Në këtë takim shkëlqyen te Manchester United Danny Wellbeck dhe i riu Jesse Lingard të cilët shënuan nga 2 gola. Van Persie realizoi golin e pestë për Man United në ndeshjen e tij të parë në këtë edicion.
Dy kosovarë ishin në fushë në këtë miqësore. Besart Berisha për yjet e Australisë për të cilët shënoi golin e vetëm dhe Adnan Januzaj që u inkuadrua në lojë në minutën e 70 të ndeshjes./Indeksonline/