Fiton byzylyk të diamantit
Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 11:33
Shkrimtarja J.K. Rowling ka fituar një byzylyk 40 karatësh të diamantit si falënderim nga kompania Warner Bros.
Studioja filmike është shumë e kënaqur me shitjen e biletave të filmit të fundit për Harry Potter, i cili bazohet në librat e Rowling.
Barry Meyer ka shpenzuar miliona dollarë për t’ia bërë këtë dhuratë shkrimtares në një party në Londër. Sipas TMZ, Rowling ishte shumë nervoze, pasi që nuk i dëshiron dhuratat e këtilla.