Fiton jo vetëm Rama
Përvoja në ngritjen, organizimin dhe funksionimin e shteteve, prej kohësh ka dhënë “rekomandime” të vlefshme, vlera e të cilave i ka rezistuar edhe progresit të zhvillimeve në botën moderne. Të zhvillimeve në një gjeografi të gjerë, por edhe të atyre brenda një vendi që historia dhe tradita e mangët e ka lënë mjaft mbrapa. Njërin prej këtyre “rekomandimeve” pata rastin ta dëgjoja që të përmendet edhe para pak ditësh, në prag të ditës së Europës, duke u cituar vargje të një poeti të dikurshëm: “For forms of government let fools contest/That which is best administered is best” (Për ç’formë qeverisje le të hahen të marrët/Se s’ka më të mirë prej asaj që qeveriset nga të mbarët”). Dhe, ndonëse nuk mund të pranohej herezia politike e këtij poeti, prapëseprapë thuhej dhe thuhet me siguri që prova e vërtetë për një shoqëri është prirja dhe aftësia e saj që të krijojë një qeverisje të mirë.
Krijimi i një qeverisjeje të tillë ka qenë dhe mbetet edhe midis nesh, këtu në Shqipëri, një provë e vërtetë për prirjet tona. Kështu po ndodh edhe gjatë procesit elektoral të zgjedhjeve të pritshme të 23 qershorit 2013. Në fillim, kur më 1 prill të këtij viti në atmosferën politike aktuale plot zënka, sherre dhe shpifje, një lajm e trazoi edhe më tepër atë. Opozita e majtë u bashkua, edhe pse një pjesë e saj kishte një mandat qeverisës që kishte bashkëpunuar me mazhorancën e djathtë. Shumë debate shpërthyen, madje edhe brenda radhëve të së majtës progresiste: përse u dashkej hyrë në këto zgjedhje në të njëjtin koalicion me atë forcë që për katër vjet rresht kishte mbajtur në këmbë një qeveri të dështuar dhe të korruptuar, si kjo e Sali Berishës? Por, shumë shpejt, kjo pyetje edhe pa pritur përgjigje u davarit, kur shumë njerëz u kujtuan se për të marrë pushtetin ishte më mirë të bashkëjetoje me një të keqe relativisht të vogël, që të zboje nga rreth vetes një të keqe më të madhe.
Në këto situata emergjente të një shteti, ku mirësia apo ligësia, dobësia apo fuqia e qeverisjes së tij ka rëndësinë më të madhe, nevoja për veprim mbetet ekzistuese. Pra, punët publike duhet të shkojnë përpara. Dhe, prapëseprapë është fat që bëhen kompromise në interes të së mirës së përgjithshme. Sepse ndryshe, ndonjëherë edhe mes nesh është vërtetuar që punët nuk zgjidhen dhe atëherë realizimi i dëshirave dhe projekteve të mira mund të dështojë fatalisht. Kjo ndodh më së shumti nga pamundësia për të siguruar tërë numrin e nevojshëm të votave, edhe të atyre që kanë mbetur pa u përdorur. Kështu, gjendja e shtetit shfaq dobësi të theksuara dhe s’është ndonjë çudi që t’i nënshtrohet anarkisë. T’i nënshtrohesh kësaj, sepse talenti për intriga të ulëta zakonisht mund të mjaftojë vetëm për të ngritur një njeri në një detyrë shtetërore të lartë, madje mund të mjaftojë edhe që një grup njerëzish të zaptojë pushtetin për ca kohë. Por, do të duhej tjetër talent dhe një meritë e një tjetër lloji që një individ dhe më shumë akoma, një pushtet i tërë të gëzojë respektin dhe besimin e tërë popullit për të vazhduar qeverisjen e shumicës. Dhe, kështu, asnjëherë dhe në asnjë vend nuk ka qenë e vështirë të zbulohet që mungesa e këtij parimi i hap përçarjes së brendshme një fushë veprimi më të gjerë se sa ajo që lejon gjykimin e shumicës apo të forumeve për të vendosur.
Mirëpo, nuk kaloi veçse pak më shumë se sa një muaj, kur edhe brenda së majtës debatet rimorën zjarr menjëherë, sapo u shpallën listat e kandidatëve për deputetë të partive pjesëmarrëse të të dyja koalicioneve të mëdha. Për njërin nuk kemi ndërmend të bëjmë në këto radhë ndonjë analizë të veçantë. Ndërsa për atë që mban si logo të ardhmen europiane të vendit, mbase është më e vlefshme të thuhet diçka. Të thuhet diçka madje edhe për reagimet që vërshuan nga disa deputetë të deritashëm të majtë, që në lista vendet e emrave të tyre i zunë ata të disa të rinjve. Sigurisht, të mos bësh zë, kur të duket se ta ulin rëndësinë që të takon, kjo në shkallën politike nuk do të ishte ajo që do të ta linte pa prekur dëshirën për të vijuar i veshur me një farë pushteti, por njëherazi mund të pandehësh që duan të ta sakrifikojnë edhe dëshirën për barazi vlerash.
Mirëpo, siç është provuar nga një vend në tjetrin, nga një shkallë zhvillimi në tjetrën, nga një sistem elektoral në tjetrin, nuk është as e arsyeshme të shpresosh të parën dhe as e drejtë të prezumosh të dytën. Sikurse, gjithashtu është verifikuar që, duke gjykuar se sa veçanërisht varet siguria dhe mirëqenia personale dhe e tërë popullit, e domosdoshme është të heqësh dorë nga pretendime të tilla, që po të mos zhbëhen menjëherë, mund të sjellin pasoja për vazhdimin e tyre. Ashtu sikurse ajo që në një çast mund të të duket si ilaç për të shfrehur dufin, në realitet rezulton në një helm. T’i japësh vetes privilegjin e vetos mbi një vendim për të mirën e shumicës është njësoj sikur në tendencën tënde t’ia nënshtrosh gjykimin e një numri më të madh njerëzish, atij të një numri më të vogël.
Dhe, prapëseprapë ngjau ashtu si pas 1 prillit. Me ndonjë përjashtim të rrallë (kujto qëndrimin e Arben Malajt), tërë “të pakënaqurit” e kapërcyen shumë shpejt beftësinë e shoqëruar me një farë dëshpërimi të momentit dhe u deklaruan që do të mbështesnin në këto zgjedhje Partinë Socialiste dhe fitoren e tërë koalicionit të majtë. Me sa kuptohet u ra në një mendje për vlerën e asaj çka tha Edi Rama, sipas të cilit, zgjedhjet fitohen si një skuadër kombëtare, se kjo skuadër e përzgjedhur është për të fituar për njerëzit, për të bërë ato që premtohen, se më në fund s’do të flitet më për lista, por për Shqipërinë që duam. Në kuptim të këtyre zhvillimeve, nuk më duket më me vend që të vazhdojnë të artikulohen ato fjalë të artikuluara nga një opinionist i njohur në vend, që tërhiqte vëmendjen e liderit socialist që duhej të ishte i qartë se nuk është aq afër suksesit sa ishte më një prill dhe nuk është aq afër lidershipit në PS sa ishte para 1 prillit. Aq më pak akoma ato që shprehu një opinionist tjetër, sipas të cilit, për Partinë Socialiste lista e Vlorës rezultoi të ishte “lista e sherrit”.
Kjo mbështetje gjithnjë e më kompakte rreth Partisë Socialiste shpjegohet edhe me sukseset e sotme dhe të pritshme të vizitave të liderit socialist në kanceleritë europiane. Jo shumë kohë më parë, lideri i opozitës shqiptare u prit nga Presidenti i Austrisë dhe Sekretari i Shtetit për financat i kësaj Republike Federale. U prit nga këta, siç u deklarua nga mediat dhe nga vetë dinjitarët e përmendur, si Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Me këtë cilësi të re u prit ai edhe nga Kryeministrja e Danimarkës mike dhe të zhvilluar. Me gjasë, së shpejti kështu do të pritet edhe në disa kanceleri të disa Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, por edhe më gjerë. Pa dashur t’i përmend përpara kohe një nga një këto kancelari, më duket më e rëndësishme të theksohen efektet e këtyre vizitave, sidomos në fushën e investimeve.
Mjafton të ndalemi paksa vetëm te gjendja aktuale e tyre në Shqipëri. Pas një fillimi të mbarë në pjesën e parë të vitit të kaluar, investimet e huaja direkte kanë shënuar një tkurrje në muajt në vijim të 2012-ës, sidomos në tremujorin e fundit, në bazë të të dhënave më të fundit të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas statistikave, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, investimet e huaja ranë me 36% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (nga 288 milionë euro, në 184 milionë euro), pasi kishin qëndruar pothuajse të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit. Rritje e ndjeshme e investimeve të huaja u konstatua vetëm në tremujorin e parë të 2012-s në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me pothuajse trefishim: nga 85 milionë euro, në 206 milionë euro. Por, në fakt, ky rezultat ishte pasojë e nivelit shumë të ulët të investimeve në tremujorin e parë të vitit 2011, si rrjedhojë e tërheqjes së investitorëve nga trazirat politike të 21 janarit 2011. Në total, investimet e huaja direkte për gjithë vitin 2012 arritën në 746 milionë euro, duke qëndruar në të njëjtin nivel si në vitin 2011. Kjo tablo përgënjeshtron atë çka u ka paraqitur pak ditë më parë kryeministri në detyrë, Berisha, investitorëve të huaj në një takim në mjediset e ‘Coca Cola’-s, ku u fol për rritje të vazhdueshme, edhe në kohë krize(?!).
Pra, me mbështetjen e shpejtë të faktorit ndërkombëtar për një Shqipëri të stabilizuar, pas fitores së koalicionit të majtë, në të vërtetë fiton jo vetëm Rama për t’u bërë kryeministër. Në të vërtetë, fitorja është shumë më e gjerë, për tërë popullin, të cilit gradualisht i hapen mundësi të shpejta punësimi dhe zhvillimi, mundësi të shpejta civilizimi dhe integrimi brenda familjes europiane. Në gjirin e këtij populli, natyrisht fiton politikisht edhe e djathta, së cilës do t’i krijohen kushtet për t’u reformuar dhe luajtur rolin e një opozite konstruktive. Me pak fjalë, fiton jo vetëm Rama, Berisha jo dhe jo!