E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Fitoren hiqe nga mendja’, qytetari ia tha Berishës në sy, ironizon Rama: Saktë fare o vëlla, po kujt ia thua!

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës takimet elektorale të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e një mbështetësi të Berishës i cili kërkon alternime, duke u shprehur se “për fitore s’bëhet llaf fare”.

“Saktë fare vëlla, po kujt ia thua… prandaj voto 5 e ta fusim Shqipërinë në BE se këneta s’ka sy për qabe”, shkruan Rama krahas videos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›