E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja, drejt fitores në REACTION

 “Ndryshimi i realitetit me art”, video e realizuar nga studentja nga Kosova, Fitore Syla është mes 12 finlistëve në garën botërore për videon më të mire, në kuadër të MEDS, Meeting of design students.

“MEDS Lisbon 2013” ka përzgjedhur videon e Syles mes 12 më të mirave nga 300 video sa kanë konkuruar në temën RE ACTION.

Vendi i parë do të përzgjedhet nga numri i "pëlqimeve " në faqen zyrtare të MEDS, në rrjetin social Facebook, në vëgëzen e mëposhtme:
https://www.facebook.com/Reaction2013/posts/567617916615041

MEDS - Meetings of Design Students (Takimet e Studentëve të Dizajnit) - është një platformë për shkëmbimin e ideve profesionale të studentëve dhe profesionistëve nga fusha e dizajnit. Qëllimi i këtij projekti është që t’i bashkoj profesionistët dhe studentët nga të gjitha lëmitë që derivojnë nga departamentet e ndryshme të dizajnit si : Arkitektura, Dizajni Grafik, Dizajni Industrial, Dizajni i Enterierit dhe nga të gjitha departamentet që mirren me inovacion dhe dizajn.

MEDS - hulumton dhe reflekton mbi idetë më inovative të krijimtarisë, duke i përkthyer ato në një numër projektesh./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›