Fitorja e Milanit dhe goli i 4-t i Balotellit

Milani ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve. Arritja momentale e Milanit aktualisht në këtë pozitë, padyshim që është falë sulmuesit që po shkëlqen Mario Balotelli.
Në fitoren 2 me 1 ndaj Parmës, Balotelli shënoj golin e katërt për Milanin nga tre ndeshjet e para në këtë fanelë.
Një autogol i Paletas në minutën e 40 të ndeshjes siguroj epërsinë e parë për Milanin. Balotelli me golin e shënuar në minutën e 78 realizoj për golin e sigurisë.
Krejtë çka bëri Parma ishte goli i nderit i cili u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes nga Sansone.
Milani tani ka 44 pikë, një më shumë se Interi që është në pozitën e pestë me një lojë më pak ndërsa ka pikë të barabarta me Lazion e cila skuadër të dielën ndeshet me Sienën.