E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fitorja e Trump/ Begaj mesazh urimi: Forcojmë më tej bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – shprehet presidenti Begaj në mesazhin e urimit.

Congratulations on your election victory, @realDonaldTrump!

Albania cherishes our longstanding friendship and strategic partnership, and I look forward to strengthen further this bond of cooperation.

🇦🇱🇺🇸

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 6, 2024

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›