E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fitorja e Trump/ Osmani: SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar fitoren e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

On behalf of the people of the Republic of Kosovo, I extend our heartfelt congratulations to @realDonaldTrump and @JDVance on their election as President and Vice President of the United States.

The U.S. remains Kosovo’s steadfast partner and indispensable ally. I look forward… pic.twitter.com/2xebHvoIFz

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 6, 2024

/abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›