E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitorja qe paralajmeron kriza

Ke humbur para - pak ke humbur...
Ke humbur nderin - shume ke humbur...
Ke humbur guximin, te jesh i bindur me mire te mos kishe lindur ...
GETE

Vendi ndoshta eshte duke hyre ne krizen me te rende te tranzicionit te tij. Eshte kriza midis pushtetit absolut qe tenton maxhoranca dhe krijimit te shtetit ligjor si kriteri themelor i cdo vendi demokratik.

Eshte kriza e bllokimit te nje sistemi sa me efikas te ndarjes dhe balancimit te pushteteve qe per ironi kriza aktuale justifikohet pikerisht ne emer te ketij parimi.

Pse votimi qe rrezoi pese dekretet nuk eshte nje fitore per maxhorancen? Pse vazhdon dhe thellimi i nje krize institucionale? Pse ky votim paralajmeron kriza me te renda per sfidat e ardhshme?

Cdo votim parlamentar eshte politik, por ne asnje rast ai nuk mund te jete votim militant, duke i dhene perparesi besnikerise partiake ndaj detyrimeve kushtetuese.

Votimi kunder dekreteve te presidentit nuk eshte fitore per PD, jo thjeshte se votoi kunder presidentit te saj, por sepse ajo tregoi se nuk respekton as Presidentin e vendit, nese ai nuk vepron si militant partiak.

Kjo nuk eshte fitore per PD-se sepse ajo po ritregon se filoziofia e saj qeverisese eshte ajo e partise-shtet, pikerisht ajo filozofi qe konsiderohet e papranueshme ne cdo vend demokratik.

Ky votim kunder, pa asnje analize, pa asnje debat publik per cilesite e kandidateve, pa asnje argument kunder dhe pro, por thjeshte dhe vetem me vullnetshmeri militante ndaj udheheqeseve radikale te partise se tyre, nuk mund te jete fitore politike e kesaj maxhorance.

Ky votim paralajmeron thellim te krizes insitucionale, duke qartesuar sa i vendosur eshte lidershipi i Partise Demokratike per tu hakmarre kunder cdo perfaqesuesi te saj qe nuk garanton militantizem partiak ne cdo mandat politik dhe ne cdo rast.

Kriza institucionale thellohet sepse solidariteti militant deri 99 % i deputeteve te PD per te votuar ne menyre militante, tregon se do te jete modeli votues ne parlament. Ky votim thellon krizen institucionale se zgjat deri ne nenshtrim procesin e perzgjedhjes dhe votimit te drejtuesve te institucioneve me te rendesishme te vendit.

Permasat e krizes qe solli ky votim do te percaktohen qarte edhe nga menyra e reagimit institucional te Presidentit dhe nga roli qe mund dhe duhet te luaje media dhe opinioni publik. Kriza e cila na rrezikon eshte kriza e personalitetit te perfaqesuesve publike, deputeteve, anetare te qeverise, drejtuesve te institucioneve te larta.

Ky votim testoj kurajon profesionale dhe qytetare deputeteve. Votimi e rriti ndjeshem shqetesimin qe gjithnje e me shume sidomos deputetet rrezikohen te jene thjeshte dhe vetem rrogetare,me te vetmin detyrimte jene besnike partiake deri ne verberi.

Depersonalizmi i anetareve te parlamentit eshte investimi me i deshirueshem i liderve diktatoriale, por eshte edhe investimi me i keq per nje vend dhe per nje populli.

Vetme nje jave me pare nje nga personalitet e partise konservatore angleze David Davis ministri i brendshem hije i qeverise se ardhshme konservatore, dorezoi mandatin si anetare i parlamentit anglez vetem sepse nuk ishte dakort me nje ligj qe shkelte te drejtat e njeriut duke autorizuar mbajtjen pa vendim gjyqi deri ne 42 dite te cdo te dyshuari per terroriste.

Davis e dorezoi mandatin e deputetit kur partia tij ndodhet ne piken me te larte te mbeshtetjes publike, kur ardhja ne pushtet e konservatoreve eshte me afer se kurre, dhe kur karrikia e ministrit te brendshem i buzeqeshte nga afer me shume se kurre per 12 vjete ne opozite.

Ndersa, ne vendin tone por rritet risku i kandidatet manchurian, ata qe votojne jo ne baze te analizave dhe pergjegjesive por thjeshte ne verberi te vendime te para programuara. Kandidatet manchurian nuk duhet te jene kriteri i perzgjedhjes ne perfaqesimet tona politike dhe institucionale.

Me drejtues manchurian cilesia dhe misioni i institucioneve te rendesishme si parlamenti, qeveria, gjyqesori dhe insitucionmeve te tjera kushtetuese do te jene cenuar rende.

Me zhvillimet e fundit parlamentare ne rrezikohemi gjithnje e me shume te kalojme nga Republike Parlamentare ne monarki qeverisese. Ne qofte se nuk reagohet tani-arroganca, nepotizmi, hipokrizia, servilizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit do te mbisundojne te ardhmen tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›