E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitueset në ‘Miss Kosova 2013’: Mirjeta Shala dhe Donika Emini

Mirjeta Shala dhe Donika Emini janë dy fitueset e edicionit të sivjetmë të spektaklit të bukurisë, Miss Kosova 2013.

Mirjeta Shala është zgjedhur Miss Kosova Universe dhe ajo do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe ndërsa Donika Emini është - Miss Kosova Earth do të jetë përfaqësuesja e Kosovës në Miss Earth.

Shoqëruesja e parë e Miss Kosova Universe u zgjodh Aleksandra Dadivanovic nga Ulqini, derisa shoqëruesja e parë e Miss Kosova Earth është Diana Tahiri.

Kurse çmimin Miss Miqësia e fitoi Sabina Burgaj nga Shkodra, derisa Miss Fotogjeninë e mori Sabrina Perlleshi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›