E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit e rinj caktohen nga perzgjedhja e degeve ne formularin A3

15/10/2010Pranimet ne universitete per vitin akademik 2010-2011 do te vijojne deri ne plotesimin e kuotave te parealizuara

Pranimet ne universitete do te vijojne edhe gjate muajit tetor. Keshtu te gjithe kandidatet qe kane marre pjese ne maturen 2010 e qe nuk jane shpallur fitues ne asnje prej programeve te studimit qe ofrojne fakultetet publike per kete vit akademik do te perfshihen ne gare serish. Konkurrimi ndermjet tyre do te realizohet nga perzgjedhja e degeve ne formularin A3. Nje dite pas miratimit te vendimit ne qeveri per rishperndarjen e kuotave te parealizuara burime prane Ministrise se Arsimit bejne te ditur se tashme APRIAL-i po detajon permbajtjen e formularit A3 ne varesi te kuotave te raportuara prej fakulteteve pas mbylljes se regjistrimeve perfundimtare. Plotesimi si dhe shperndarja e formularit prane drejtorive arsimore si dhe shkollave te mesme pritet te nise gjate javes se ardhshme. Sipas procedures se percaktuar konfirmohet se kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet te cilet kane aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve. Ne kete faze do te ndiqet e njejta procedure perzgjedhjeje si edhe ne fazat e meparshme. Kjo do te thote se fituesit e rinj do te percaktohen nga totali i pikeve te grumbulluara nga komponentet perberes te matures. Universitetet tashme i kane dorezuar prane MASH-it listat me vendet e mbetura bosh nderkohe qe jane ne pritje te udhezimeve per procedurat e metejshme.

Kandidatet fitues edhe ne kete faze perzgjidhen nga APRIAL-i ne baze te dy parimeve. Parimi i merites sipas pikeve te grumbulluara ne baze te rezultateve te shkolles se mesme te provimeve te Matures Shteterore te detyruara dhe me zgjedhje dhe per disa programe studimi edhe te rezultateve te konkursit te zhvilluar. Po ashtu edhe nga parimi i vullnetit te kandidateve i shprehur nepermjet preferences me te larte per programin e studimit te perzgjedhur nga ata vete ne formularin A3. Sipas MASH regjistrimet e fituesve te fundit ne universitete qe do te rezultojne nga renditjet e bera ne AR do te perfundoje brenda muajit nentorit. Nderkohe qe rishperndarja e kuotave do te behet ne ato dege qe kane interes publik si ne Teknologjine e Informacionit apo mesuesi dege te cilat kane nevoje per me shume kuota pranimi po ashtu dhe aplikime. Sipas deklaratave te bera nga kreu i dikasterit te arsimit ne nisje te vitit te ri akademik ne regjistrimet e realizuara nga universitetet jane pranuar rreth 21 mije studente te rinj. Nderkohe qe ne total jane miratuar si kuota rreth 21750 te drejta studimi te shperndara sipas programeve perkatese. Ne kete menyre fakulteteve deri me tani u mbeten si te parealizuara mbi 750 kuota te cilat do te plotesohen gjate fazes se fundit.

Kategorite qe mund te perfitojne nga ofertat

- Te rinjte qe kane mbaruar arsimin e larte brenda dhe jashte vendit dhe jane ne kerkim te nje pune do te kene mundesi te gjejne oferta te prezantuara nga bizneset me serioze per ta.

- Nje risi kete vit do te jete nje kategori e vecante punekerkuesish sic jane shtetasit shqiptare te kthyer nga emigrimi kategori kjo e cila kerkon te ri-integrohet ne tregun vendas te punes.

- Mundesi formimi ne profesionet me te kerkuara do te ofrohen per te papunet e pakualifikuar dhe te papunet afatgjate te cilet e kane te veshtire te integrohen ne tregun e punes.

- Edhe ata qe e kane nje pune por jane ne kerkim te nje pune qe u ofron oportunitete me te medha mund te shfrytezojne panairin dhe te aplikojne per vendet e lira te ofruara nga biznesi.

Rishperndarja

Vendimi percakton se kuotat qe mbeten te parealizuara rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte. Shperndarja e kuotave realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit A3 ku do te renditen deget sipas preferencave te kandidateve.

Plotesimi

Kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet te cilet kane aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve. Ne kete faze do te ndiqet e njejta procedure perzgjedhje si edhe ne fazat e meparshme.

Kuotat

Tashme universitetet kane depozituar prane MASH-it si dhe institucioneve te tjera ne varesi listen e plote me vendet e mbetura te parealizuara ne cdo program studimi. Ndonese te dhenat zyrtare nuk jane shpallur ende pohohet se jane me shume se 750 kuota te mbetura te parealizuara ne fakultete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›