Fituesit në universitete, si do të bëhet regjistrimi
TIRANE- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, nëpërmjet udhëzimit numër 23, të datës 14 shta tor 2012 ka përcaktuar të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e rreth 27 mijë maturantëve, që do të shpallen fitues në universitete. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar lista paraprake do të shpallet në datën 18 shtator, ndërkohë që të gjithë fituesit do të kenë në dispozicion pesë ditë afat për t'u regjistruar.
Për herë të parë këtë vit, ata do të mund të regjistrohen online dhe në mënyrë përfundimtare. Sipas udhëzimit të ministrit, afati përfundimat i regjistrimit është ora 24:00 e datës 23 shtator. Paraqitja pranë sekretarive mësimore do të jetë e nevojshme vetëm në rastet kur është i pamundur regjistrimi on-line. Ata do të mund të regjistrohen pranë tyre deri në orën 18:00 të datës 23 shtator. Lista përfundimtare e fituesve do të shpallet në datën 1 tetor nga Agjencia Kombëtare e Provimve, ndërkohë që nga data 8-13 tetor sekretaritë mësimore do të pranojnë të gjithë dokumentacionin plotësues, i cili nuk mund të realizohet gjatë regjistrimit on-line. Fituesit duhet të dorëzojnë fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dy fotografi dhe një mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit në shumën e 1 600 lekëve, paguar pranë Postës Shqiptare në llogari të universitetit ku janë shpallur fitues.
(e.m/GSH/BalkanWeb)