Fixherald: Në janar do tërheqim 4.500 trupa nga Kosova

Prishtinë, 16 Dhjetor NOA NATO konfirmoi sot se aleanca në janar do ti reduktojë për 4.500 forcat në Kosovë për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në vend. Komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore, admirali Mark Fixherald, deklaroi në Beograd se NATO-ja do të mbajë 10 mijë trupa në Kosovë, dhe shtoi se mund të ketë reduktime të mëtejme.
Ai tha se forca e policisë së Kosovës dhe 2.500 punonjësit e policisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, gradualisht do të marrin përgjegjësitë nga paqeruajtësit e NATO-s.
Ne kemi 28 baza në Kosovë dhe presim ti reduktojmë në 18 baza në janar dhe shkurt. Duke i liruar disa trupa tona atje, ato do të mund të përdoren për misione tjera, tha Fixherald.
Ai gjithashtu i lëvdoi marrëdhëniet e Serbisë me aleancën, raporton RFE: Nuk kemi pasur incidente apo shqetësime me ushtrinë e Serbisë tashmë dhjetë vjet, tha admirali Fixherald.