Fjala e Kryeministrit Berisha në tubimin elektoral në Burrel

“Të dashur qytetarë dhe qytetare të Burrelit.
Banorë të Matit.
Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj. Nderimin tim më të madh për ju, për këtë pritje vëllazërore, ftesën time për çdo matjan edhe matjane, të bashkohemi sëbashku me 23 qershor për të bërë Matin një rreth të zhvilluar, për të zhvilluar Matin në lartësinë e ëndrrave të bukura të matjane, për të përfunduar Rrugën e Arbërit, rrugën e Qafë Shtamës, rrugën Klos-Rrëshen, rrugën drejt Macukullit dhe çdo rrugë në gjithë këtë rreth.
Bashkohuni me ne për të ndërtuar ujësjellësa, kanalizime dhe infrastrukturë moderne, për matjanët kudo që banojnë.
Për të rritur rrogat e ulëta në 350 dollarë, pensionet e ulëta në 150 dollarë, rrogat e mësuesve në 700 dollarë, rrogën mesatare në 700 dollarë, për të dyfishuar pagesën e papunësisë, për të rritur në 50 përqind ndihmën ekonomike për të ecur drejt mirëqenies. Bashkohuni me ne për të shndërruar pasuritë e mëdha tuaja kromin, ujërat në vlera të vërteta për ju.
Bashkohuni me ne, në udhëtimin tonë fisnik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europiane. Ne u anëtarësuam në NATO, ne hoqëm vizat, ne merituam statusin.
Gjatë muajve që vijnë ne do të marrim statusin do të hapim negociatat me Bashkimin Europian, ndaj dhe ju ftoj të ecim përpara sëbashku.
Votoni 44.
Votoni fitoren.
Votoni të ardhmen.
Votoni Partinë Demokratike, për mirëqenien, për punësimin, për Matin e zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar.
Rrofshi ju.
Rroftë Mati.
Rroftë Shqipëria
Fitore. Fitore. Fitore!”
20/06/2013