E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e kryeministrit Berisha në tubimin elektoral të Divjakës

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të thellë ju qytetarëve të Divjakës për mbështetjen  e madhe që i keni bërë programit të Partisë Demokratike, për punën  e jashtëzakonshme që keni bërë për transformimin  Divjakës, në një pol të fuqishëm të zhvillimi të qarkut të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë.

Në këto pak vite, për çdo qytetar të Divjakës, Lushnjës dhe Shqipërisë që dëshiron të shohë të vërtetat në sy, gjen  një Divjakë, Lushnjë dhe Shqipëri tërësisht të ndryshuar. Sot, ne në këto pak vite kemi arritur ndryshime të jashtëzakonshme  historike për Divjakën, Shqipërinë dhe shqiptaret. Sot ne jemi anëtare  të NATO-s,aleancës më të fuqishme të kohërave.

Sot, ne populli që kur dolëm nga izolimi u derdhem në det,u derdhëm në të gjitha drejtimet, lëvizim tani si qytetarë të lirë  pa viza në mbarë Evropën. Sot ne së bashku merituam rekomandimin e statusit të kandidatit dhe ia dolën që njeriu që e bllokoi për 236 ditë të detyrohet të dorëzohet dhe të votojë  këto tre ligje dhe statusi i kandidatit shumë shpejt na pret.  

Sot, qytetarët e Divjakës, mbjellin dhe korrin gjithë vitin, eksportojnë prodhimet e tyre të mrekullueshme, jashtë vendit në mbarë Evropën. Divjaka është bërë gjithnjë e më e njohur për potencialin  e saj të jashtëzakonshëm turistik.

Vëllezër e motra,

Në këto pak vite, së bashku ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 10 mijë km rrugë. Cilido që vjen në Shqipëri dhe që ka qenë para vitit 2005 gjen një Shqipëri tjetër, një Shqipëri me autostradë, me rrugë të reja në të katër anët e saj. Në këto pak vite, ne ndërtuam 1300 shkolla në mënyrë që fëmijët tanë të ulen në bankat e shkollave njësoj si fëmijët evropianë. Në këto pak vite, ne u ndamë njëherë e përgjithmonë nga ndërprerja  e tmerrshme  e energjisë elektrike.

Ne ndërtuam mbi 360 sisteme ujësjellësash dhe 430 kanalizime. Ne ndërtuam rreth 400 qendra shëndetësorë dhe spitale dhe 1600 ambulanca, subvencionuam në 4 vitet e fundit mbi 45 mije fermerë, të cilët mbollën dhjetëra, mijëra ha ullishte, sera dhe prodhime të tjera bujqësore

Zonja dhe zotërinj,

Në këto pak vite, ne ia dolëm të bëjmë Shqipërinë tërheqëse për investitorët e huaj. 4 vitet e fundit ne morën 4,2 miliard investime me të cilat u krijuan dhjetëra mijëra vende pune. Vitet e fundit eksportet nga Divjaka dhe nga mbarë Shqipëria u rritën tre herë. Vitet e fundit rrogat, pensionet në  Shqipëri  u rritën më shumë se në çdo vend tjetër. Ne dyfishuam pensionet e fshatrave, ne rritëm 120 deri në 150 % rrogat mësuesve, infermierëve , mjekëve. Në këto pak vite, vitet e krizës më të thellë që Evropa ka njohur, Shqipëria mbeti në të pakta vende që ruajti rritjen ekonomike, që nuk ra në recension, që krijoi vende punë, që uli papunësinë, siç pohoi BB, Komisioni Evropian, dhe institucionet më serioze. Këto janë disa nga arritjet tona të këtyre viteve , por ne jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë dhe jemi të vendosur të bëjmë çdo gjë për Divjakën e zhvilluar, për Lushnjën e zhvillua, për Shqipërinë e zhvilluar. Ndaj dhe ju ftoj të ecim përpara në projektin tonë madhor. Qëllimi ynë më madhor është krijimi në Shqipëri i 250 mijë vendeve të reja të punës, gjatë 4 viteve që vijnë. Krijimin e tyre e bazojmë para së gjithash në sistemin e ri të lirive fiskalë që vendosëm. 4 vitet që shkuan ne vendosëm taksën  e sheshtë. Bizneset e vogla u rritën me 80 %. Bizneset e mesme dhe të mëdha me 200 dhe 300 %. Po kështu u rrit dhe punësimi në biznese të të gjitha kategorive në çdo zonë të vendit.

Ne kemi hequr tani çdo taksë , mbi çdo makineri, mbi çdo material që i duhet bizneseve për rritjen e prodhimit. Ne jemi të sigurtë se 4 vitet që vijnë bizneset në Shqipëri do të ritën së paku me 50 %. Ne jemi të sigurtë se 4 vitet që vijnë ne që morëm 4 miliardë investime, do të marrim së paku 6 miliard dollarë investime. Vetëm kaskada  e Devollit dhe projekti Transadriatik, krijojnë së bashku gazifikimin  e vendit, mbi 15 mijë vende pune. Krijimin e vendeve të punës e bazojmë në potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Divjakës dhe të mbarë Shqipërisë. Në një hark kohor të shkurtër ne ia dolëm ta vendosim Shqipërinë në hartën e turizmit botëror. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit ndër dhjetë vendet e para në botë për rritjen e shpejtë  turizmit. Turistë dhe vizitorë në Shqipëri u rritën nga 300 mijë në 2004 , në 4,7 milion në vitin  e kaluar. Në 4 vitet e ardhshme ne do të arrijmë të marrim 7 milion turistë dhe vizitorë. Do të rritet me 30 % numri i të punësuarve në sektorin e turizmit. Krijimin  e vendeve të punës ne e bazojmë në ndërtimin e dhjetëra e qindra HEC-ve në të katër anët e vendit.

Vëllezër  e motra,

Nga 2007 e deri më sot në Shqipëri janë ndërtuar 53 HEC, janë rindërtuar 23 të tjerë, mbi 70 janë në ndërtim e sipër. Filluan punimet e gjigandit të energjetikes, kaskadës së Devollit , e cila vetëm ajo punëson direkt dhe indirekt 4-5 mijë punëtorë. Ne sektorin e energjetikes ne jemi të sigurtë se do të punësojmë 4 vite që vijnë 30 mijë punëtorë, teknikë e inxhinierë të kësaj fushe të ndërtimit. Ne jemi të sigurtë për 250 mijë vende pune sepse ne premtuam Shqipërinë dixhitale dhe sot ajo është realitet, internet në çdo shkollë, taksat paguhen me internet, gjendja civile, dhe të gjitha shërbimet një nga një do të bëhen me internet. Sot ne punësojmë në këtë fushë rreth 13 mijë qytetarë shqiptarë. Në 4 vitet që vijnë do të kapim vendet më të larta të teknologjisë së lartë. Do të jemi vend lider në fushën e teknologjisë, do të punësojmë së paku 26 mijë qytetarë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Vëllezër dhe motra,

Jemi në Divjakë në kryeqytetin e turizmit, por dhe të prodhimeve bujqësore të Lushnjës, Myzeqesë dhe më gjere. 4 vitet që shkuan ne subvencionuam 45 mijë fermerë. Jam këtu për tu zotuar para jush, se do të trefishojmë grantet nga 56 milion dollarë , në 165 milion dollarë. 4 vitet e shkuara me grantet tona dhe investimet direkte të vetat private të fermerëve, në mbarë Shqipërinë rurale u krijuan biznese, ferma, në të cilën u punësuan 100 mijë fermerë shqiptarë. 4 vitet që vijnë ne zotohemi duke trefishuar grantet, duke krijuar sistemin më  modern vaditës, duke ndërtuar infrastrukturën moderne në çdo fshat ne jemi të sigurtë se në biznese, në agrobiznes do të punësojmë së paku 130 mijë qytetarë shqiptarë. Ky është plani ynë , plani i punësimit të shqiptarëve, plani i rritjes së rrogave dhe pensioneve, por 4 vitet që vijnë ne do të marrim statusin e vendit kandidat, do të hapim negociatat me BE. Shqipëria, shqiptarët do të përfitojnë qindra milionë euro nga KE për infrastrukturën e tyre, për shkolla, rrugë, kanalizime, ujësjellësa dhe një infrastrukturë moderne.

Fermerët dhe biznesmenë të të Divjakës, Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë, nga ky shesh ju bëj thirrje të mos harroni kurrë se për mirëqenien tuaj ,për ekonominë tuaj , për biznesin tuaj, për fermat tuaja rëndësi të jashtëzakonshme ka politika fiskale  e qeverisë. Sot në Shqipëri po përballen 2 platforma, platforma  jonë e taksave të ulëta, platforma e taksës 10 % apo taksa e të dhjetave që ka ekzistuar në të gjitha kohërat, taksa e ndershme, në të cilën ai që fiton dhjetë, paguan 1, ai që fiton 100, paguan 10, ai që fiton 1000, paguan 100. Por kjo është taksa e lirisë ekonomike dhe ajo përballet me taksën progresive e cila është shkatërrimtare për bizneset dhe investimet.

Zonja dhe zotërinj,

për tu bindur pak se kush është për taksa të ulëta dhe kush është për taksa të larta, biznesmenë dhe biznesmenë të Divjakës kam vetëm një lutje, shkoni në Durrës dhe kontrolloni sa paguan një parukier taksa, shkoni në Tiranë dhe kontrolloni sa paguan një parukiere taksat, shkoni në Durrës dhe kontrolloni sa paguan një biznes i vogël taksat, shkoni në Tiranë dhe shikoni se sa paguan një biznes i vogël taksat. Në rast se në Tiranë nuk paguan së paku 40 % më pak, atëherë votoni dhe besoni Edi Ramën.

Socialistët kanë për pasion rritjen dhe shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave. BB do të shkruante në raportin e saj në 2004 se në Shqipëri vidhen dhe shpërdorohen çdo vit 1,4 miliardë dollarë taksa, nga politikanët , kontrabandistët, evazorët. Le të mbetemi përsëri tek taksat miqtë e mi.

Edhe sot në Maliq u tha se ne do të heqim tvsh për 5 ushqimet bazë. Ky veprim është goditja me e rendë që u jepet fermerëve të Divjakës dhe fermerëve shqiptarë në tërësi. TVSH për ushqimet është e vetmja mbrojtje që ju keni nga dyndja me çmime të lira të ushqimeve, nga prodhuesit kryesorë të ushqimeve në botë. Ne mbajmë tvsh se përndryshe gruri i Ukrainës, Argjentinës, Kanadasë do të shitej 20 -30 % më lirë se gruri juaj në Shqipëri. Ne mbajmë tvsh për qumështin se përndryshe qumështi në vendet  e BE, fermerët e të cilave marrin për çdo kokë lope në ditë 3 euro e gjysëm subvencion, do të mund të shisnin në Shqipëri po të mos ishte tvsh qumështin e tyre, 20 deri në 30 % më lirë se sa shisni ju qumështin tuaj. Ne mbajtëm tvsh për vezët sepse pularitë gjigande të vezëve me subvencion do të dyndnin tregjet dhe ju nuk do të mund të shisnit prodhimet tuaja.

Cila është politika jonë? Politika jo është mbrojtja juaj, rritja  e pensioneve, rritja  e rrogave , rritja e fuqisë blerëse.

Rroga mesatare në Shqipëri është dyfishuar dhe kjo natyrisht ka mbajtur fuqi blerëse. Pensionet në fshat janë dyfishuar, pensionet në qytet janë rritur me 70 -80 %. Ju mbrojmë, por rritet gradualisht fuqia blerëse. Unë jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se politika  e rritjes ë rrogave e pensioneve është dhe do të mbetet qëllim kryesor, drejtim kryesor i PD.

Ndaj dhe ju ftoj që me 23 qershor të votoni para së gjithash për lirinë e bizneseve tuaja, të fermave tuaja, për lirinë tuaj ekonomike. Më 23 qershor të votoni për forcën politike për të cilën ju gratë dhe burrat e Divjakës, gratë dhe burrat e saj keni firmosur anëtarësimin në NATO, keni firmosur marrëveshjen e stabilizim asoociimit, keni firmosur heqjen e vizave dhe do të firmosni statusin dhe anëtarësimin e plotë.

Votoni për forcën politike, e cila siç hoqi vizat me BE, me punë të ndershme dhe serioze do të mund të liberalizojë vizat me SHBA, vendin e madh të lirisë.

Dhe mos dëgjoni Edi Ramën se dhe atëherë i thoshte Brukselit, mos hiqni vizat se 800 mijë shqiptarë do të dynden në Evropë, por ja ku është Shqipëria me qëndrimin më dinjitoz, shqiptarët përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre.

Ato që shpallim, ne i bëjmë realitet, kështu na thonë edhe të tjerë, kur unë u zotova se do të heqim vizat me BE dhe fakt është që vizat nuk janë më.

Më 23 qershor votoni për zhvillimin, modernizmin e mëtejshëm të fermave tuaja sepse ne, me paketën e re fiskale vendosëm që tu japim para në dorë të gjithë akcizën e naftës ,tu japim para në dorë, siç kërkuat ju këtu, fermerë të Divjakës, të gjithë tvsh, e makinerive, imputeve, plehrave dhe çdo gjëje që ju doni për prodhim. Vendosëm të trefishojmë grantet.

Më 23 qershor votoni 44, për Divjakën turistike, për Shqipërinë turistike. Më 23 qershor votoni 44 votoni PD për Divjakën e zhvilluar, Lushnjën e zhvilluar.

Jam këtu para jush, për tu zotuar se premtimet e mara në këtë vend, rrugën Cermë –Divjakë, ujësjellësat , vaditjet , rrugët e tjera, që të gjitha do ti përfundojmë shumë shpejt gjatë mandatit të ardhshëm.

Përpara, përpara, përpara!


04/06/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›