E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e kryeministrit Berisha në tubimin përmbyllës, të fushatës elektorale, në Klos

Qytetarë dhe qytetare të Klosit,

Përshëndetjet më të përzemërta dhe falënderimin më të madh për këtë pritjet ë zjarrtë dhe me këtë rast ju ftoj më 23 qershor të votoni për fitoren, të votoni  për alternativën e PD, votoni për veten tuaj. Le  te votojmë ne së bashku për një mirëqenie më të madhe për banorët e Klosit dhe të mbarë Shqipërisë.

Ne jeni të vendosur në mandatin e ardhshëm të rrisim rrogat në 700 dollarë rrogën mesatare dhe rrogën  e mësuesve, në 350 dollarë rrogën minimale, në 150 dollarë pensionin minimal dyfishimin e pagesës së papunësisë rritjen me 50 % të ndihmës ekonomike.

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve të Klosit dhe të mbarë Shqipërisë, të rrisim bizneset duke ulur taksat, të shtojmë subvencionet për fermat, të trefishojmë grantet,  të ndërtojmë infrastrukturë moderne në të katër anët e Klosit matit dhe të gjithë Shqipërisë.

4 vitet që vijnë do të ndërtojmë për Klosin, Matin Dibrën dhe mbarë Shqipërinë, sistemin vaditës më të mirë, do të shfrytëzojmë të gjitha potencialet turistike të Klosit, Matit dhe të gjithë Shqipërisë. Burimet tuaja të mëdha natyrore do të shndërrohen  në vlera për ju, studimet perspektive dëshmojnë rezerva kolosale të kromit në malet e Klosit dhe të Bulqizës.

Do të bëjmë gjithçka për të hapur furrnaltën e kromit dhe rritur  kapacitetin shkrirës. Fabrika  e pasurimit është një ndër më të mëdhatë dhe ajo do të punësojë një numër të mirë punëtorësh. Në rrethin e Matit dhe të Bulqizës janë për tu ndërtuar me dhjetëra HEC të cilat edhe këto punësojnë me mijëra punëtorë , teknikë dhe inxhinierë. Pra ne përpiqemi të krijojmë fronte ne në të gjitha drejtimet dhe ne jemi të sigurtë se në 4 vitet që vijnë punësimi do të jetë shumë më i madh.

Të dashur banorë të Klosit,

Vota juaj për Partinë Demokratike është votë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe kjo është e ardhmja më e mirë për çdo qytetar shqiptar. Gjatë muajve që vijnë pas fitores ne do të marrim statusin e kandidatit dhe më pas do të hapim negociatat me Be. Pra e gjithë përpjekja jonë së bashku me ju është që Klosi të jetë një qytet dhe një zonë e zhvilluar, që Mati të jetë një rreth i zhvilluar, që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar.

Unë ju ftoj ju të bashkohemi me ne në fitoren e 23 qershorit se është votë për veten tuaj , është votë për një infrastrukturë moderne në Klos. Ne po ndërtojmë në të 4 anët e kësaj zone. Ju garantoj se rruga e Arbrit bashkë me boshtin e Jugut janë dy projekte që në mënyrë absolute do të përfundojnë gjatë 4 viteve që vijnë.

Por ndërkohë po ecim edhe drejt Qafë Shtamës dhe drejt Rrëshenit, faktikisht po bëhet një nyje jashtëzakonisht e rëndësishme transporti. Do të ndërtojmë ujësjellës në të gjitha fshatrat. Ndaj dhe le të votojmë së basku për një punësim më të madh, për një mirëqenie më të madhe, për zhvillimin e Klosit dhe të Shqipërisë, për integrimin e Klosit dhe të Shqipërisë në BE.

Fitore!, Votoni 44, Votoni fitoren, Fitore

E gjithë Shqipëria pret nga ju gratë, burrat e Klosit, Matit e këtij qarku 5 mandate në parlament. Ju jap fjalën se me Bedri Hoxhën, Dhurata Çupin, Ekrem Spahinë, Shfrefedin Shehun, Roland Ketën, do të bëjmë realitet çdo projekt për ju.

Fitore!Fitore!Fitore!


20/06/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›