E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalim ne Kuvend, Rama braktiset edhe në Kosove

Vizita e pare e Edi Rames si kryeminister i mandatuar ne Prishtine nuk ka kaluar pa probleme. Ne momentin qe mbante fjalimin ne Kuvendin e Kosoves, nje pjese e deputeteve, ata te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), e cila eshte dhe forca me e madhe opozitare, jane larguar nga salla ne shenje proteste per mesazhet e percjella nga kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Shkak per braktisjen e salles, ka qene mospermendja nga ana e Rames, e kontributit qe ka dhene per Pavaresine e Kosoves, ish-presidenti dhe themeluesi i LDK-se, Ibrahim Rugova dhe trumbetimi i thenieve te majtistit Rexhep Qosja. Kreu i grupit te deputeteve te LDK-se, Ismet Beqiri tha per mediat se Rama ka shmangur nje nga figurat me historike te Kosoves. “Ky (Rama) me vetedije ka anashkaluar fakte te rritjes dhe zhvillimit te historise se Kosoves dhe shtetit te Kosoves. Nese zoti Rama nuk e di se kush jane kontribuuesit ne lindjen, ndertimin e shtetit te Kosoves, une po ia rikujtoj. Nuk them se ai duhet ta doje, por e duan qytetaret dhe e dine kontributin se nje nder ata, ose kryesori, ka qene presidenti Rugova”, ka thene Beqiri. Perfaqesuesi i LDK-se tha per mediat e Kosoves se nuk kishte dashur asnjehere te komentonte fjalimin e nje kryeministri te Shqiperise. “Arsyeja pse e beje eshte injorimi i historise dhe i kultures ne lindjen dhe ndertimin e shtetit te Kosoves”,- tha Beqiri. Kritika per fjalimin e Rames ka bere ne median kosovare dhe deputeti tjeter i LDK-se Arben Gashi. Duke permendur se gjysma e deputeteve e bojkotuan fjalimin sapo nisi “gjuha e urrejtjes”, z.Gashi tha: “Z. Rama nuk ka qene ne gjendje per te mbajtur nje fjalim unifikues. Aty Rama lexoi fjalimin e urrejtjes. Ai permend vrasjet politike ne Kuvend, kur ka njerez te prekur nga vrasjet politike. Kuvendi nuk eshte vendi i duhur per te permendur vrasjet politike. Z. Rama duket se eshte i painformuar per gjendjen ne Kosove, ose ata qe ja kane shkruar fjalimin kane qene jashte realitetit”,- tha Gashi.

Nje tjeter arsye qe ka sjelle reagimin e deputeteve te LDK-se ndaj fjalimit te Rames eshte permendja e fjaleve te akademikut Rexhep. Mes drejtuesve te LDK dhe akademikut Qosja, prej vitesh jane shkembyer akuza mbi qendrimet e mbajtura gjate luftes per pavaresine e Kosoves. Rama ne fjalen e tij u eshte referuar kujtimeve te Qoses per marreveshjen e Rambujese. Sipas deputeteve te LDK-se permendja e Rexhep Qoses eshte ceshtje qe i perket ideologjise majtiste dhe leniniste. “Fjalimi nuk eshte ne nivelin e nje kryeministri i cili flet ne nje vend mikprites. Keshtu nuk behet as bashkimi, por thellohen percarjet. Citimet e fjalimeve te z. Qosja jane ceshtje te ideologjise majtiste dhe leniniste”,- thote deputeti i LDK-se, Arben Gashi.

Berisha: Rama harroi Rugoven, arkitektin e pavaresise

Kryeministri ne detyre, Sali Berisha e ka cilesuar nje vizite percarese, ate te kryeministrit te dekretuar Edi Rama, ne Kosove. Sipas Berishes, Rama ka bere nje akt te paimagjinueshem, duke mos permendur ne asnje rast emrin e arkitektit te Kosoves se pavarur, emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Te dashur miq, Kryeministri i dekretuar, z.Rama, zgjodhi Kosoven per viziten e tij te pare zyrtare. Nje kryeminister i dekretuar nuk mund te beje vizita zyrtare por mendoj se ky rregull nuk ka vlere ne rastin e dy kryeministrave te kombit tone. Mirepo ne nje akt percares te paimagjinueshem z.Rama injoroi teresisht ne fjalen e tij ne Parlamentin e Kosoves rolin e Presidentit Rugova, arkitektit te Kosoves se Pavarur. Me kete qendrim te pashembullt z.Rama detyroi deputetet e LDK-se te braktisin sallen e Parlamentit gjate fjales se tij dhe lendoi thelle, jo vetem qytetaret e Kosoves por dhe mbare kombin shqiptar”, shkruan Berisha. Deputeti demokrat, me tej vlereson rolin qe ka luajtur ish-presidenti Rugova ne fitoren e pavaresise se Kosoves. “Roli dhe vepra e pavdekshme e Presidentit Rugova eshte unike ne tere historine tone kombetare”, - shkruan z.Berisha.

Topalli e Tabaku: Rama mori pergjigje nga salla bosh e parlamentit

Kane qene te shumte deputetet e PD-se qe kane komentuar ne profilet e tyre ne Facebook viziten e Ranes ne Kosove. Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shkruar se si kurre me pare deputetet e Kosoves zgjodhen ta bojkotojne Ramen. “Kuvendi i Kosoves i dha shuplake Rames. Deputetet shqiptare u ngriten dhe bojkotuan fjalimin e tij. Sic nuk ka ndodhur kurre as nga te huaj, e jo me nga shqiptaret. Ai qe ne viziten e pare kerkoi t’i percante ato. As Papandreu nuk do shkonte deri ketu”, ka shkruar Topalli ne Facebook. Ndersa zedhenesja e grupit parlamentar te Partise Demokratike, Jorida Tabaku ka shkruar se respekti fitohet dhe nuk imponohet. Sipas saj Rama nuk ka fituar aspak respekt nder deputetet e Kosoves, per shkak te sulmeve qe ka bere kunder ndertimit te rruges se Kombit, por edhe per shkak te nderimit te kengetarit serb Goran Bregovic. Sipas saj keto jane arsyet pse deputetet e Kosoves i lane karriget bosh ne parlament. “Respekti nuk imponohet por fitohet! Me te vertete mendoi se duke bere viziten e pare ne Kosove do te falnin sulmin ndaj Rruges se Kombit apo Bregovicin! Pergjigjen e dha salla bosh! Ceshtja shqiptare tregohet me shpirt, me zemer, me vepra ashtu sic eshte bere gjate ketyre 8 viteve!”, ka shkruar Tabaku.

Rama viziton varrin e Rugoves

Pak ore pas bojkotit qe i bene fjales se tij ne Kuvend deputetet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, kryeministri i mandatuar Edi Rama ka bere homazhe ne varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Kreu i PS-se nuk ka preferuar te komentoj debatin per mos permendjen e ish-presidentit ne fjalimin e tij dhe deklaratat e bera nga zyrtaret e LDK-se. Ndersa ka vleresuar kontributin e Rugoves ne pavaresine e Kosoves. “Ne kete vend prehet nje njeri, pa te cilin, Kosova qe njohim sot nuk do te ishte bere realitet, sic nuk do te ishte bere pa te gjithe protagonistet e tjere, ata qe dhane jeten dhe ata qe vazhdojne te punojne pa u lodhur per ndertimin e saj shtet i ri, sovran, demokratik”, - u shpreh kryeministri i mandatuar Edi Rama. Kreu i PS-se, se bashku me delegacionin qe e shoqeronte ate ka vendosur nje kurore me lule ne varrin e ish-presidentit Rugova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›