E Enjte, 5 Nëntor 2026

Flakë në panelin elektrik të një pallati në Tiranë/ Përfundojnë në spital gruaja dhe i mituri, kishin probleme me frymëmarrjen

Mëngjesin e sotëm në një pallat në ‘Rrugën e Elbasanit’ ka marrë flakë paneli elektrik.

Si pasojë e kësaj, janë dërguar në spital dy persona, një grua dhe një i mitur, pasi kanë patur probleme me frymëmarrjen, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›