Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

Pas më tepër se katër orësh vatra masive e zjarrit në Margëlliç është shuar me ndërhyrjen e një avioni “Air Tractor”.
Zjarri iu afrua banesave, puseve të naftës dhe përfshiu varrezat e fshatit por ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit ndaloi përparimin e flakëve deri ne mbërritjen e avionit zjarrfikës.Bilancin paraprak i dëmeve është disa ha ullishte dhe pyll i djegur, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar