E Enjte, 5 Nëntor 2026

Flakët në Shkodër shkrumbojnë banesën tek tregu i rrobave të përdorura, nisen mjete nga Ulqini dhe Malësia e Madhe

Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka marrë përmasa të mëdha teksa flakët kanë përpirë një banesë, duke e shkrumbuar pothuajse të tërën.

Mësohet për Report Tv se përveç zjarrfikësve në vendngjarje, priten të mbërrijnë edhe mjetet nga Ulqini dhe Malësia e Madhe.

Shumë banorë janë evakuuar nga banesa afër shtëpisë që ka marrë flakë në rrugën ‘Ndoc Mazi’ teksa aty ka mbërritur edhe kryebashkiaku Benet Beci./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›