E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vlorë – Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat, duke ngritur dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Flakët janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar Policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Disa prej banorëve janë nisur drejt zonës së zjarrit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa terreni është i mbuluar me shkurre.

Në zonë është nisur edhe zjarrfikësja, por ndërhyrja me automjete është e vështirë për shkak të terrenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›