E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e fabrikës është përfshirë nga zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen  e plotë shkaqeve dhe rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›