E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamengo, Adriano nuk i harron veset...

Flamengo ka mbyllur njerin sy ndaj tekave te sulmuesit Adriano.

Lojtari qe braktisi Interin pak muaj me pare, nuk e ka harruar vesin, duke munguar ne stervitjen e paradites dhe pasdites me justifikimin se duhej te paraqitej ne nje seance gjyqesore por ne te vertete ai ka shijuar rrezet e diellit ne bregdetin e Bermudas.

“Me kane thene se ishte ne gjykate dhe nuk ndihej mire. Ajo qe ka rendesi eshte se sot ai nuk do vije dhe do stervitet neser”, shprehet trajneri Cuca, i cili eshte vene ne siklet nga pyetjet e gazetareve.

Trajtimi i vecante per ish sulmuesin zikalter i dedikohet rendimentit te tij te larte ne fushe pasi te dielen e shkuar ai u zgjodh lojtari me i mire i javes edhe pse Flamengo konsiderohet si nje nga skuadrat me te dobeta te ketij sezoni. 



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›