E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flamengo fiton përsëri, përmbys Chelsea-n

Momenti i artë i klubeve braziliane në Kupën e Botës vazhdon, me Flamengon që mposhti Chelsea-n me rezultatin 3-1 dhe mori kryesimin e grupit D me pikë të plota. E megjithatë, ndeshja nisi keq për kuqezinjtë, me gabimin mbrojtës midis Ëesley dhe Pulgar që i dha mundësinë Pedro Neton të kalonte në avantazh Chelsea-n.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi, ekipi brazilian shënoi dy herë: Pinto 62’ dhe Danilo 65’. Formacioni i Marescas mbeti me 10 lojtarë për shkak të përjashtimit të Jackson dhe në minutat e fundit ata pësuan golin e tretë falë Wallace Yan, i cili gjithashtu sapo kishte hyrë në fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›