Flamuri gjigant per Pavaresine

Në prag të 100-vjetorit të pavarësisë e gjithë Tirana është veshur kuq e
zi, me flamuj kombëtar dhe logo te 100-vjetorit, të cilat kanë pushtuar
jo vetëm çdo rrugë por edhe shumicën e ndërtesave, përfshirë ballkonet e
shtëpive në të cilat është bërë mëse e zakonshme valëvitja e të paktën
një flamuri kuqezi.
E gjithë kjo panoramë festive ka ngjallur shpesh debate, herë për mungesë shije apo edhe ekzagjerim në vendosjen e aq shumë flamujve dhe zbukurimeve. Por përtej kësaj, ajo që nuk mund të shmangësh nëse kalon në sheshin 'Skënderbej' është të ndalosh për pak çaste përpara flamurit më të madh të realizuar në këtë 100-vjetor. Ai është vendosur në të gjithë fasadën e hotel Tiranës, si urim i kësaj të fundit për 100-vjetorin e Pavarësisë.
"Vetë fakti që 100-VjetoriRama dhe Majko në PreshevëPanairi, "100 vjet pavarësi dhe shëndetësi'.Mbërrijnë armët e Skënderbeut hotel Tirana ndodhet në sheshin kryesor të Tiranës duke qenë edhe qendra më e madhe e konferencave dhe hoteli më i madh në vend kishte për të detyrë të bënte diçka të veçantë dhe u vendos që mënyra më e mirë do të ishte mbulimi i gjithë fasadës kryesore të fotelit me flamurin kuqezi", thotë Brunilda Londo, menaxhere ekzekutive e Hotel Tirana.
Ky flamur gjigant ka një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë në një gjatësi prej 38 metrash dhe gjerësi prej 35 metrash.Flamuri do të qëndrojë i ekspozuar në fasadën e tij përgjatë gjithë muajit nëntor.