Flamurtari–Vora 1-1, barazim që ndez luftën për mbijetesë

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 në sfidën që çeli javën e 31-të të Superligës shqiptare të futbollit. Ndeshja e luajtur në Vlorë përfundoi në barazim, rezultat që favorizon Tiranën e Bylisin në luftën për mbijetesë.
Takimi nisi mjaft mirë për mysafirët, të cilët gjetën golin që në minutën e 6-të të lojës, me realizim të Luis Felipe. Barazimi erdhi 7 minuta më vonë, kur kuqezinjtë shënuan me anë të Diawara Bangaly.
Pas kësaj, të dy ekipet krijuan raste të shumta, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Me këtë barazim, beteja për mbijetesë mbetet e hapur dhe zhvillohet mes katër skuadrave: Flamurtari në vendin e fundit me 26 pikë; Tirana, që sfidon të dielën Egnatian, renditet në vendin e 9-të me 28 pikë, dy më pak se Bylisi, që luan të hënën ndaj Dinamo City. Ndërkohë, Vora ndodhet në vendin e 7-të me 31 pikë, tre më shumë se Tirana dhe një më shumë se Bylisi, duke e bërë garën për mbijetesë edhe më të fortë.
Rezultatet e javës 31:
Standings provided by Sofascore