E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flamurtari firmos me ish-lojtarin e Real-it, José Rodríguez Martínez

Gjithçka është zyrtare, José Rodríguez Martínez do të jetë futbollisti më i ri i ekipit të Flamurtarit. 30-vjeçari pasi pasi mbylli aventurën e tij me Adana Demirspor ishte një lojtar pa klub dhe vetëm ditën e sotme gjeti akordin me drejtuesit e skuadrës vlonjate.

Mesfushori konisderohet si një goditje e madhe për mkampionatin shqiptar pasi në karrierën e tij ka luajtur për disa minuta edhe me ekipin e Real Madrid kur trajner ishte Jose Mourinho. José Rodríguez Martínez ka luajtur për ekipe si Galatasaray, Mainz, Malaga, Maçabi Tel Aviv, Fortuna Sittard, Union SG dhe Hapoel Tel Aviv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›