E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flamurtari mposht Apoloninë, Kukësi përmbys Valbonën

Flamurtari fiton 3-1 sfidën përballë Apolonisë, merr suksesin e 4-t radhazi në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë, vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Besës.

Nuk ka shumë histori sfida që u transmetua në RTSH 2. Vlonjatët zhbllokojnë sfidën me Ememe në pjesën e parë, ndërsa Oshafi dhe Pjeshka shënojnë në fraksionin e dytë të lojës. Fierakët “zgjohen” vonë dhe goli i Maksutit vlen vetëm për statistika.

Në ndeshjen tjetër të ditës në Kategorinë e Parë, Kukësi fiton me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Valbonës. Tropojanët mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të Mashit, por Beshiraj shënon 2 gola në pjesën e dytë dhe i dhuron fitoren Kukësit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›